Pėrjashtim perqjegesie

Kushtet ekonomike kornizė nė Gjermani

Kushtet kornizė tatimore

Sigurimi social

 

Rregullat pėr hyrjen dhe qėndrimin

Si rregull vlen qė shtetasit e vendeve tė Bashkimit Evropian nuk kanė nevojė pėr vizė pėr tė hyrė nė Republikėn Federale tė Gjermanisė. Tė gjithė tė huajt e tjerė janė tė detyruar parimisht tė kenė vizė. Viza Schengen lejon parimisht vizita, pėr shembull pėr udhėtime pune, deri nė 90 ditė pėr ēdo gjysmė viti nė tė gjithė zonėn e Schengen-it. Shtetasve shqiptarė qė dėshirojnė tė qėndrojnė nė Gjermani mė gjatė se 90 ditė, pėr shembull ata qė dėshirojnė tė punojnė ose tė studiojnė nė Gjermani, u nevojitet parimisht njė vizė pėr Gjermaninė nė bazė tė Ligjit tė qėndrimit.

vashdo leximin

 

Format juridike tė ndėrmarrjeve / e drejta e shoqėrive

Nė qoftė se planifikohet tė kryhet veprimtaria ekonomike nė Gjermani nė formėn e njė ndėrmarrjeje tė pavarur, atėherė ka nė dispozicion forma tė ndryshme juridike. Me rastin e themelimit tė ndėrmarrjes sė pari duhet tė zgjidhet forma e pėrshtatshme juridike. Ka firma individuale, shoqėri me ortakė dhe shoqėri kapitale.

vashdo leximin

 

E drejta e konkurrencės / e drejta e krijimit tė njė biznesi

Secili qė dėshiron tė hapė njė biznes duhet ta regjistrojė atė nė entin e biznesit ("Gewerbeamt") tė atij qyteti ku do tė jetė selia e ndėrmarrjes. Nga ky detyrim pėrjashtohen vetėm ushtruesit e profesioneve tė lira (p.sh. agjentė tatimorė, inxhinierė, gazetarė, arkitektė, mami, mjekė). Kėta veprimtarinė e tyre e njoftojnė vetėm tek zyra e financave. Se a konsiderohet veprimtaria si njė profesion i lirė mund tė sqarohet me zyrėn e financave.

vashdo leximin

 

E drejta doganore

Gjermania si anėtare e Bashkimit Evropian kompetencat e saja nė fushėn e politikės doganore dhe tregtare ia ka transferuar BE-sė. Prandaj rregullat doganore pėr importin pėr nė Gjermani janė ato tė Kodit doganor evropian me aktet pėrkatėse pėr zbatimin e tij. Mallrat e importuara nga vendet e treta mund tė tregtohen lirisht brenda BE-sė, kur me rastin e importimit tė tyre zhdoganimi ėshtė bėrė pėr qėllim tė qarkullimit tė lirė. Sipas nenit 64 tė Kodit doganor zhdoganimi dhe nė kėtė mėnyrė deklarimi i mallrave pėr vėnien e tyre nė qarkullim tė lirė (zhdoganimi importues) parimisht mund tė kryhet vetėm nga njė person me seli nė BE.

vashdo leximin

 

Bankat dhe financimi

Sistemi bankar nė Gjermani ėshtė njė sistem bankash universale. Nė njė sistem tė tillė tė gjitha institutet e kredititimit parimisht kanė mundėsi tė kryejnė tė gjitha llojet e veprimtarive bankare, pra edhe shėrbime nė fushėn e letrave me vlerė edhe nė fushėn e kreditimit. Ndarja e instituteve tė kreditimit sipas gamės sė shėrbimeve bankare tė ofruara nga to nė banka universale dhe banka tė specializuara ėshtė njė formė e zakonshme e sistemimit tė sistemit bankar gjerman. Bankat universale gjermane mund tė nėnndahen nė tri grupe:

vashdo leximin

 

Kushtet e kuadrit sipas tė drejtės sė punės

Mendimet bazė dhe sistemi i sė drejtės individuale e kolektive tė punės

Liria e bashkimit

E drejta themelore e kushtetutės sė punės ėshtė liria e bashkimit qė ėshtė garantuar nga kushtetuta. Kjo pėrfshin jo vetėm tė drejtėn e individėve (e drejta themelore individuale) pėr t’u bashkuar ose pėr tė hyrė nė njė koalicion (liria pozitive e bashkimit) ose pėr tė mos marrė pjesė nė atė (liria negative e bashkimit), por edhe tė drejtėn kolektive tė koalicionit pėr qėndrueshmėri dhe tė drejtėn e tij pėr veprimtarinė specifike tė njė koalicioni (liria kolektive e bashkimit). Gjykata Kushtetuese Federale ka miratuar se liria e bashkimit garanton tė drejtėn e koalicioneve qė tė pėrcaktojnė me kontratė kolektive kushtet e punės dhe ato ekonomike si dhe veprimtarinė e sindikatave nė kuadrin e rregullores sė ndėrmarrjes, veēanėrisht propagandėn para zgjedhjeve pėr kėshillat e ndėrmarrjeve dhe kėshillat e punonjėsve si dhe tė mbrohet rekrutimi i anėtarėve nė ndėrmarrje ose nė zyrė.

vashdo leximin