Taksat bėjnė pjesė nė faktorėt kryesorė, tė cilėt janė vendimtarė pėr ndėrmarrjet e vendit dhe tė jashtme, kur bėhet fjalė pėr marrjen e vendimeve mbi kryerjen e investimeve ose bėrjen e tregtisė. Korniza ligjore e sė drejtės gjermane tatimore pėrbėhet prej 118 ligjesh parlamentare, 87 ligjesh ekzekutive dhe rreth 3.800 shkresash udhėzuese tė Ministrisė Federale tė Financave.
Pėr tregtinė dhe investimet kanė relevancė tė veēantė:
Informacione tė mėtejshme mund tė merren tek Ministria e Financave:
www.bundesfinanzministerium.de
Pėr investitorėt dhe tregtarėt taksat relevante nė Gjermani janė ato taksa tė cilat lidhen me fitimet: tatimi i korporatave, tatimi mbi tė ardhurat dhe tatimi i biznesit si dhe "shtesa e solidaritetit", e cila paguhet si shtesė prej 5,5 pėrqind mbi detyrimin tatimor nga tatimi mbi tė ardhurat respektivisht tatimi i korporatave.
Tatimit gjerman mbi vlerėn e shtuar i nėnshtrohen vetėm furnizimet e mallrave dhe e shėrbimeve tė kryera kundrejt pagesės nė Gjermani. Vendbanimi i sipėrmarrėsit respektivisht selia e ndėrmarrjes qė kryen transaksionin, nuk luan rol. Parimisht tė gjithė sipėrmarrėsit rezidentė dhe jorezidentė janė tė tatueshėm me furnizimet e tyre tė kryera nė Gjermani. Sipas parimit debitori i tatimit ėshtė sipėrmarrėsi. Tatimit mbi vlerėn e shtuar i nėnshtrohen furnizimet e mallrave dhe shėrbimeve, importi (TVSh importi) dhe blerjet brenda BE-sė. Sipėrmarrėsi duhet ta llogarisė vetė tatimin dhe shumėn e tatimit duhet t'ia paguajė zyrės sė financave.
Blerja e tokės ėshtė e mundshme si pėr vendasit ashtu edhe pėr tė huajt. Blerja i nėnshtrohet tatimit tė blerjes sė trojeve.