|
|
» Kuadri i kushteve ekonomike nė Shqipėri Format e shoqėrive tregtareNė Shqipėri njihen kryesisht katėr forma ligjore shoqėrish tregtare. Ato rregullohen me Ligjin Nr.7638 Datė 19 Nėntor 1992 dhe Ligjin Nr. 7667 Datė 28 Janar 1993. Shoqėri KolektiveNė njė Shoqėri Kolektive ortakėt pėrgjigjen bashkėrisht dhe nė mėnyrė tė pakufizuar. Pėrderisa Kontrata e Shoqėrisė nuk parasheh ndonjė rregull tjetėr, tė gjithė ortakėt konsiderohen bashkėsipėrmarrės. Pėr kėtė lloj Shoqėrie nuk kėrkohet kapital minimal.
Shoqėri e kufizuar (Komandite)Nė njė Shoqėri tė Kufizuar tė gjithė ortakėt kanė status tė njėjtė, dmth ata konsiderohen tė gjithė si bashkėsipėrmarrės. Por, ndryshe nga ortakėt e pakufizuar tė Shoqėrisė, ortakėt e kufizuar pėrgjigjen deri nė madhėsinė e kapitaleve tė tyre. Nuk kėrkohet kapital minimal. Pranė togfjalėshit Shoqėri e Kufizuar tė kėsaj sipėrmarrjeje, mund tė shėnohen edhe emrat e njė ose mė shumė ortakėve tė saj.
Shoqėri me Pėrgjegjėsi tė Kufizuar( Sh.p.k)Forma mė e pėrhapur e sipėrmarrjes nė Shqipėri ėshtė Shoqėria me Pėrgjegjėsi tė Kufizuar Nė njė formė tė tillė Shoqėrie, pėrgjegjėsia kufizohet nė madhėsinė e kapitalit tė secilit ortak. Emėrtimi i kėsaj Shoqėrie pėrfshin tė paktėn emrin e njė sipėrmarrėsi duke u plotėsuar me togfjalėshin Shoqėri me Pėrgjegjėsi tė Kufizuar Sh.p.k dhe me madhėsinė e kapitalit themeltar.
Pėr themelimin e njė Shoqėrie me Pėrgjegjėsi tė Kufizuar kėrkohet njė kapital minimal prej 100.000 Lekė. Ky kapital do tė nėndahet nė pjesė tė barabarta, secila me njė vleftė nominale tė paktėn 1.000 lekė. Shoqėritė Anonime-S.A(Sh.a)Kapitali i Shoqėrive Anonime pėrbėhet prej aksioneve tė sipėrmarrėsve, pėrgjegjėsia e tė cilėve shtrihet deri nė pjesėn e tyre tė kapitalit. Nė fillim ose nė fund tė emrit tė saj, kjo Shoqėri duhet tė ketė tė shėnuar togfjalėshin Shoqėri Anonime ose S.A.(Sh.a) dhe madhėsinė e kapitalit themeltar. Kapitali minimal i shoqėrive, aksionet e tė cilave kuotohen zyrtarisht nė Bursė ėshtė 10.000.000 Lekė, ndėrsa nė rastet e tjera 2.000.000 lekė.
Rregjistrimi i shoqėrive tregtarePėr tė gjitha shoqėritė nė Shqipėri ka njė rregjistėr tregtar nė Gjykatėn e Tiranės. Rregjistrimi duhet tė bėhet brenda afatit kohor tė njė muaji.
Pėrjashtohen nga rregjistrimi sipėrmarrėsit qė nuk janė tė detyruar tė paguajnė tatimin mbi qarkullimin. Kėrkesa pėr rregjistrim duhet tė nėnshkruhet nga tė gjithė ortakėt e njė Shoqėrie tė Pėrgjithshme, tė gjithė ortakėt e pakufizuar tė njė Shoqėrie tė pakufizuar, tė gjithė drejtuesit kryesorė tė njė Shoqėrie me Pėrgjegjėsi tė kufizuar - Sh.p.k dhe tė gjithė antarėt e Kėshillit Administrativ tė njė Shoqėrie Anonime - S.A. Sh.a Dokumentet e nevojshme paraqiten nė gjuhėn shqipe, ndėrsa dokumentet e pėrkthyera duhet tė jenė tė noterizuara. |