Deutsch / Albanisches Wirtschaftsportal
Tatimi mbi ndėrmarrjet dhe personat
Tė gjithė shtetasit me banim nė Shqipėri i nėnshtrohen tatimit mbi tė ardhurat pėr tė ardhurat e realizuara nė shkallė botėrore. Shtetasit qė nuk banojnė nė Shqipėri i nėnshtrohen tatimit pėr tė ardhurat e realizuara nė Shqipėri.
Tatimi mbi tė ardhurat nuk zbatohet mbi tė ardhurat mujore prej 14.000 Lekė tė njė punėmarrėsi. Jashtė kėsaj shume tė patatueshme, ky tatim paguhet nė shumė shkallė, secila me njė tarifė tė pėrcaktuar dhe me njė pėrqindje fikse deri nė njė limit tė caktuar pėr tė ardhurat qė tejkalojnė kufirin e tė ardhurave mujore. Kjo tarifė vjen duke u rritur nėpėrmjet disa shkallėve nga 5 deri nė 25 pėr qind.
Dividentėt, tė ardhurat nga interesat dhe nga ortakėritė sipėrmarrėse dhe tė ardhurat e kthyera tatohen nė masėn 10 pėr qind.
Gjatė shitblerjes sė pasurive tė patundshme, si psh troje dhe toka, paguhet njė tarifė tatimore progresive, nga 0,5 nė 3 pėr qind (duke filluar nga njė vleftė shitjeje prej 6 milion lekė).
Tatimi i shoqėrive aksionere(tatimi mbi fitimin e ndėrmarrjes)
Tatimit mbi fitimin e ndėrmarrjes i nėnshtrohen tė gjithė personat juridikė dhe persona tė tjerė tė cilėt kryejnė veprimtari ekonomike nė Shqipėri si dhe gjithė personat e tjerė, qė i nėnshtrohen tatimit mbi vlerėn e shtuar, pavarėsisht nga forma e tyre ligjore.
Shoqėritė aksionere me seli nė Shqipėri e paguajnė kėtė tatim pėr tė ardhurat e tyre me burim nė shkallė botėrore, ndėrsa shoqėritė tė cilat nuk e kanė selinė e tyre nė Shqipėri paguajnė tatimin mbi fitimin e ndėrmarrjes pėr tė ardhurat e tyre me burim nė Shqipėri. Shkalla e kėtij tatimi ėshtė 25 pėr qind e fitimit vjetor neto.
Tė ardhura tė tilla si dividentė, pjesė fitimi, interesa, taksa mbi licencat dhe honoraret i nėnshtrohen njė tatimi bazė prej 15 pėr qind kur ato paguhen nga tatimpaguesi jo me seli nė Shqipėri dhe 10 pėr qind kur ato paguhen nga shoqėri me seli nė Shqipėri. Dividentėt, qė njė ndėrmarrje me seli nė Shqipėri i paguan njė ndėrmarrjeje tjetėr me seli po aty, nuk i nėnshtrohen kėtij tatimi, kur pjesėmarrja me aksione ėshtė tė paktėn 25 pėr qind.
Fitimi tatimor rezulton nga diferenca ndėrmjet tė ardhurave dhe shpenzimeve tė zbritshme. Baza e kėsaj llogaritjeje ėshtė fitimi i bilancit i korrigjuar dhe shpenzimet e zbritshme dhe tė pazbritshme. Humbjet mund tė barten pėr njė periudhė tre vjeēare.
Shpenzime tė zbritshme janė ndėr tė tjera shpenzimet e amortizimit, qeramarrjes dhe rentat e tokės, lėndėt e para e ndihmėse, primet e sigurimit pėr pasuritė e patundshme, automjetet dhe mallrat. Humbjet mund tė barten pėr njė periudhė tre vjeēare.
Shpenzime tė pazbritshme janė ndėr tė tjera shpezimet e blerjes dhe shfrytėzimit tė tokės dhe trojeve, shpenzimet e blerjes dhe rivėnies nė qarkullim tė artikujve tė pėrdorur, pagesat pėr skemėn vullnetare tė pensioneve, dividentėt, pagesat e interesave tė cilat i kapėrcejnė pėrqindjet e interesave dhe raportin aktive/pasive 4:1tė pėrcaktuar nga Banka Qėndrore e Shqipėrisė, shpenzimet e pėrfaqėsimit, shpenzimet pėr dhurata e reklamė, tė gjitha shpenzimet e padokumentuara tė taksapaguesve dhe shpenzimet e tyre private.
Shkalla e amortizimit tė mallrave do tė llogaritet mbi bazėn e njė sistemi pooling. Godinat dhe makineritė me afate tė gjata shėrbimi nė kėto godina amortizohen nė mėnyrė lineare pėr njė periudhė mbi 20 vjet, ndėrsa kompjuterat e programet kompjuterike dhe artikuj tė tjerė pėr njė periudhė mbi 5 vjet.
Tatimi i biznesit tė vogėl
E drejta tatimore shqiptare i mundėson biznesit tė vogėl pagimin e njė tatimi tė thjeshtėsuar. Kusht pėr kėtė ėshtė qė personi qė kryen kėtė veprimtari ekonomike tė mos jetė i detyruar tė paguajė tatimin mbi qarkullimin. Kjo ndodh kur qarkullimi vjetor i mallrave ėshtė nėn 8 milion lekė. Tatimi mbi ndėrmarrjet tė cilat rregjistrohen si biznese tė vogla, pėrbėhet nga dy komponentė:
- I pari pėrfaqėson pjesėn lokale tė tatimit tė ndėrmarrjeve tė vogla: caktohet njė shumė fikse tatimi nė vartėsi tė veprimtarisė ekonomike dhe vendit ku ushtrohet kjo veprimtari. Komunat kanė tė drejtė tė bėjnė njė shtesė ose njė zbritje nė masėn 30 pėr qind. Kur tatimpaguesi e kryen menjėherė pagesėn e tatimit, ai pėrfiton njė ulje prej 10 pėr qind.
- Komponenti i dytė ka tė bėjė me tatimin e ndėrmarrjeve tė vogla nė formėn njė tatimi tė pėrgjithshėm me njė tarifė ekuivalente me fitimin nė nivel lokal. Ky tatim ėshtė i barabartė me 4 pėr qind tė qarkullimit pėr vlefta qarkullimi tė cilaat luhaten ndėrmjet 2 4 milion Lekė. Pėr bizneset, qarkullimi vjetor i tė cilėve nuk e kalon shumėn 2 milion lekė, caktohet njė shumė vjetore fikse tatimi qė luhatet ndėrmjet 15.000 100.000 Lekė.