Koha ligjore ditore e punės pėrderisa pėr tė nuk ėshtė rėnė dakord nė kontratat kolektive ose individuale ėshtė 8 orė. Koha javore maksimale e punės ėshtė 48 orė. Pėr punėmarrėsit nėn 18 vjeē koha ditore e punės kufizohet nė 6 orė. Pushimi javor nuk mund tė jetė mė i vogėl se 36 orė, duke pėrfshirė edhe tė dielat dhe nuk paguhet. Pėr kohėn e punės ndėrmjet orės 19 22 janė parashikuar shtesa jo mė tė vogla se 20 pėr qind tė pagave standarde. Kjo pėrqindje rritet deri nė 50 pėr qind pėr kohėn e punės ndėrmjet orės 22 - 06 tė mėngjezit.
Nė marrėveshje me punėmarrėsin, punėdhėnėsi mund tė kompensojė brenda dy muajve mbiorėt e punės me njė shtesė tė pushimit deri nė masėn 25 pėr qind. Nė rast se mbiorėt e punės nuk kompensohen me kėtė periudhė pushimi, atėhere punėdhėnėsi duhet tė bėjė njė shtesė tė paktėn 25 pėr qind nė pagėn standarde tė punėmarrėsit. Nė rast se njė punėmarrės ka punuar 50 orė brenda njė jave, atėhere punėdhėnėsi nuk ka tė drejtė ti kėrkojė mė atij mbiorė pune.
Pushimet kombėtare nė Shqipėri janė: 1 Janari (Viti i Ri) 1 Maji (Dita e Punės) Pashkėt dhe Krishtlindjet dhe 28/29 Nėntori (Dita e Pavarėsisė dhe e Clirimit).
Punėdhėnėsi ėshtė i detyruar tė paguajė pushimet me rastin e festave kombėtare. Nė rast se dita e pushimit e njė festė kombėtare pėrkon me ditėn e diel, atėhere pushimi do tė bėhet tė hėnėn e parė tė ardhėshme. Por, nė rast se tė dielėn ose nė ditėt te pushimit tė festave kombėtare do tė punohet, atėhere kjo do tė shoqėrohet me njė kompensim nė masėn 25 pėr qind tė pagės standarde ose me njė periudhė pushimi. Nė rastet e mbiorėve tė punės pėr kėto ditė, do tė rritet paga bazė ose sipas rastit pushimi nė masėn 50 pėr qind.
Kur nuk ka marrėveshje tė veēanta, pas periudhės sė provės qė si rregull ėshtė tre muaj, ka njė afat ligjor lidhur me njoftimin pėr prishjen e kontratės; ky afat ėshtė njė muaj pėrpara skadimit tė afatit nė vitin e parė tė punės, dy muaj pėrpara nė vitin e dytė deri nė tė pestin dhe tre muaj pėrpara duke filluar nga viti i gjashtė.
Kur kontrata prishet nga punėdhėnėsi dhe kur punėmarrėsi ka qenė i punėsuar nė atė ndėrmarrje pėr njė periudhė mbi tre vjeēare, punėmarrėsi pėrfiton shtesė kompensimi nė cilėsinė e punonjėsit tė ndėrmarjes. Kjo shtesė kompensimi ėshtė e barazvlefshme tė paktėn me njė pagė pune 15 ditore pėr ēdo vit tė plotė pune. Kjo shtesė shoqėrohet me njė kompensim tjetėr, nė rastet kur kontrata e punės prishet pa dhėnė arsye. Kėto shtesa mund tė arrijnė deri nė shumėn e njė page vjetore. Gjithsesi, punėmarrėsi humbet tė drejtėn pėr tė kėrkuar kėtė shtesė, kur ai prish kontratėn para afateve tė pėrcaktuara.
Kontratat e punės me afat skadojnė nė datėn e caktuar pa qenė nevoja pėr njoftim paraprak. Por, nė rast se kontrata e punės zgjatet nė mėnyrė tė heshtur, atėhere ajo kthehet nė njė kontratė pune pa afat.
Pėr kėrkesat pėr pushime tė paguara bihet dakord nė kontratat individuale ose kolektive tė punės; ligjėrisht ato janė tė paktėn tre javė kalendarike nė vit.
Ndalohet me ligj punėsimi i fėmijve nėn 16 vjeē. Po kėshtu, ndalohet puna natėn pėr punėmarrėsit nėn18 vjeē dhe pėr gratė shtatzėna. Kėto tė fundit gėzojnė leje pushimi 35 ditė pėrpara lindes sė pritshme dhe 42 ditė pas lindjes. Ndėrsa nė rastin e shtatzanisė sė dytė, pushimi pėrpara lindjes ėshtė 60 ditė.
Gjatė periudhės sė shtatzanisė gruaja gėzon tė drejtėn e ruajtjes sė vendit tė punės. Pėr kėtė qėllim, gratė shtatzėna janė tė siguruara pėr 365 ditė. Kompensimi bėhet nė masėn 80 pėr qind tė pagės pėr periudhėn 35 ditė pėrpara lindjes dhe 150 ditė pas lindjes, ndėrsa pėr periudhėn e mbetur 50 pėr qind e saj.
Kur pėr arsye shėndetėsore tė fėmijve bėhet e pamundur prania e gruas nė punė, ato kanė tė drejtėn tė kėrkojnė kompensimin pėrkatės. Kur fėmija ėshtė i sėmurė dhe kjo dėshmohet me raport mjeku dhe nė rastin kur ata janė tė moshės mbi tre vjeē, ky lloj kompensimi bėhet pėr njė periudhė deri nė 15 ditė.