Nė vartėsi tė shtetėsisė sė tyre, pėr udhėtimet nė Shqipėri shtetasit e huaj duhet tė kenė njė leje qėndrimi( vizė) Tė gjithė shtetasit e huaj, qė do tė qėndrojnė mė shumė se 20 ditė nė Shqipėri, duhet tė plotėsojnė njė formular nė rajonin mė tė afėrt tė policisė. Vizat jepen pėr njė afat kohor nga 3 deri nė 12 muaj. Gjithė shtetasit e huaj kanė tė drejtė qė pas 5 vjet qėndrimi tė vazhdueshėm, tė banojnė nė Shqipėri. Shtetasit e huaj qė punojnė mė pak se tre muaj nė Shqipėri, nuk kanė nevojė pėr leje pune nga Ministria e Punės dhe e Cėshtjeve Sociale.
Personat qė nuk janė shtetas shqiptarė dhe dėshėrojnė tė punojnė nė Shqipėri pėr njė periudhė mbi tre muaj, duhet tė kenė leje pune nga Ministria e Punės dhe e Ceshtjeve Sociale. Kjo Ministri vendos mbi formėn e lejes sė punės, procedurat pėr lėshimin e saj, ripėrtėritjen ose refuzimin e saj dhe dokumentet e nevojshme qė paraqiten me kėtė rast.
Formularėt e nevojshėm mund tė merren pranė Drejtorisė sė Imigracionit nė Ministrinė e Punės dhe Cėshtjeve Sociale, ambasadat dhe konsullatat shiptare dhe zyrat rajonale. Pėrgatitja e tyre zgjat deri nė 30 ditė. Mė poshtė paraqiten tė gjitha format e ndryshme tė lejeve tė punės: