Pėrjashtim perqjegesie

 

Rregullat pėr hyrjen dhe qėndrimin

Si rregull vlen qė shtetasit e vendeve tė Bashkimit Evropian nuk kanė nevojė pėr vizė pėr tė hyrė nė Republikėn Federale tė Gjermanisė. Tė gjithė tė huajt e tjerė janė tė detyruar parimisht tė kenė vizė. Viza Schengen lejon parimisht vizita, pėr shembull pėr udhėtime pune, deri nė 90 ditė pėr ēdo gjysmė viti nė tė gjithė zonėn e Schengen-it. Shtetasve shqiptarė qė dėshirojnė tė qėndrojnė nė Gjermani mė gjatė se 90 ditė, pėr shembull ata qė dėshirojnė tė punojnė ose tė studiojnė nė Gjermani, u nevojitet parimisht njė vizė pėr Gjermaninė nė bazė tė Ligjit tė qėndrimit.

 

Pėr dhėnien e vizave janė pėrgjegjėse ambasadat dhe konsullatat e pėrgjithshme (pėrfaqėsitė jashtė shtetit) tė Republikės Federale tė Gjermanisė. Pėrfaqėsia gjermane jashtė shtetit mund ta lėshojė vizėn pėr hyrje zakonisht vetėm atėherė, pasi zyra pėrgjegjėse pėr tė huajt nė Gjermani ka dhėnė aprovimin.

Aplikimi i vizės pėr tė hyrė nė Gjermani duhet tė bėhet nga vetė udhėtari nė pėrfaqėsinė pėrgjegjėse jashtė shtetit dhe para hyrjes. Kjo vlen edhe pėr rastin, kur njė ndėrmarrės vendas fton njė partner biznesi nga Shqipėria. Udhėtarėt e marrin formularin pėr vizė gratis gjatė aplikimit nga pėrfaqėsia pėrkatėse jashtė shtetit.

Informacione tė hollėsishme pėr dokumentat qė duhen paraqitur, aplikuesi mund tė marrė nė shumicėn e rasteve nė faqen e internetit ose direkt nė pėrfaqėsinė gjermane pėrgjegjėse jashtė shtetit. Nė ēdo rast duhet tė paraqiten dokumenta qė dėshmojnė bindshėm pėr veprimtarinė e synuar si edhe dokumenta mbi banimin e planifikuar nė Republikėn Federale tė Gjermanisė. Gjithashtu aplikuesi duhet tė vėrtetojė ndėr tė tjera se qėndrimi i tij nė Republikėn Federale tė Gjermanisė ėshtė i siguruar nga ana financiare.

Nėse aplikuesi nuk mund ta financojė dot udhėtimin dhe qėndrimin me mjetet e veta, mikpritėsi mund tė zotohet se merr pėrsipėr tė gjitha shpenzimet e krijuara nga qėndrimi i personit tė ftuar nė Gjermani, pėrfshi shpenzimet pėr trajtimin shėndetėsor eventual dhe kthimin nė atdhe. Pėrgjegjės pėr pranimin e njė deklarate tė tillė zotimi janė zakonisht zyrat gjermane pėr tė huajt nė vendbanimin e ftuesit. Pėrveē kėsaj aplikuesi parimisht duhet tė vėrtetojė se ka njė sigurim shėndetėsor tė vlefshėm pėr tė gjithė zonėn e Schengen-it – qė mbulon njė shumė prej tė paktėn 30.000 Eurosh. Pėr personin e ftuar sigurimi mund tė bėhet edhe nga ftuesi.

Informacione tė tjera tė detajuara pėr rregullat e hyrjes nė Republikėn Federale tė Gjermanisė gjenden nė faqen e internetit tė Ministrisė sė Jashtme:

http://www.auswärtiges-amt.de/www/de/willkommen/einreisebestimmungen

Aty janė tė depozituara gjithashtu dokumentet relevante si edhe formularėt pėr aplikimin nė gjuhė tė ndryshme.

 

Pamja siē shtypet

Dua tė rekomandoj kėtė artikull