|
|
E drejta doganoreGjermania si anėtare e Bashkimit Evropian kompetencat e saja nė fushėn e politikės doganore dhe tregtare ia ka transferuar BE-sė. Prandaj rregullat doganore pėr importin pėr nė Gjermani janė ato tė Kodit doganor evropian me aktet pėrkatėse pėr zbatimin e tij. Mallrat e importuara nga vendet e treta mund tė tregtohen lirisht brenda BE-sė, kur me rastin e importimit tė tyre zhdoganimi ėshtė bėrė pėr qėllim tė qarkullimit tė lirė. Sipas nenit 64 tė Kodit doganor zhdoganimi dhe nė kėtė mėnyrė deklarimi i mallrave pėr vėnien e tyre nė qarkullim tė lirė (zhdoganimi importues) parimisht mund tė kryhet vetėm nga njė person me seli nė BE.
Me vėnien nė qarkullim tė lirė bėhen tė pagueshme detyrimet e importit si tarifa doganore, diferenca e vlerės midis ēmimit nė tregun botėror dhe tė atij brenda BE-sė, taksa importi mbi vlerėn e shtuar dhe eventualisht akciza. Lartėsia e tarifės doganore llogaritet sipas klasifikimit tė mallrave nė nomenklaturėn doganore si dhe sipas vlerės sė tyre doganore. Nė raste tė veēanta BE-ja mund tė zbatojė masa tarifore preferenciale nė formė tė pezullimit respektivisht reduktimit tė detyrimeve tė importit pėr mallra nga vende tė treta tė caktuara. Nga ana tjetėr instrumentet mbrojtėse tė politikės tregtare mund tė shkaktojnė pagesa shtesė pėr importin si dogana antidumping, tarifa kompensuese dhe dogana proteksioniste.
Tarifa e pėrbashkėt doganore ėshtė e detyrueshme dhe e zbatueshme nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė nė Gjermani si dhe nė tė gjitha vendet e tjera anėtare tė BE-sė. Ajo bazohet nė sistemin e harmonizuar tė organizatės botėrore doganore pėr klasifikimin tarifor tė mallrave. Ēdo mall i destinuar pėr importimin nė BE mund t'i renditet njė numri tarifor tė mallrave. Kėshtu pėr produktin mund tė nxirret tarifa doganore pėr vendet e treta. Nė BE pėr mallrat tregtare ka dogana sipas vlerės sė mallrave, pėr prodhime bujqėsore dogana sipas vlerės dhe/ose dogana specifike. Nė rastin e doganave sipas vlerės, tarifat pėr importin llogariten nė bazė tė vlerės doganore tė mallrave tė importuara. Vlera doganore zakonisht ėshtė e ashtuquajtura vlera e transaktuar, d.m.th. ēmimi realisht i paguar ose qė duhet paguar pėr mallrat e shitura pėr eksport drejt territorit doganor tė BE-sė, eventualisht pas korrigjimeve me anė tė shtesave respektivisht me anė tė mosmarrjes parasysh tė shpenzimeve. Parimisht nė vlerėn doganore tė mallrave duhet tė llogaritėn tė gjitha kostot tė cilat lidhen me livrimin e mallit pėr nė BE. Prandaj kėto kosto duhen shtuar, nė qoftė se nuk janė tė pėrfshira qė nė fillim nė vlerėn e transaktuar. Kjo vlen pėr shembull pėr komisionimet (me pėrjashtim tė komisioneve tė blerjes), pėr koston e mbajtjes sė mallrave, koston e amballazhimit, pagesat pėr tė drejtėn e licencės, shpenzimet e transportit dhe sigurimit, shpenzimet e ngarkimit, secili deri nė vendin e hyrjes nė BE. BE-ja me anė tė masave tarifore preferenciale mallrat tregtare dhe njė gamė tė gjėrė tė prodhimeve agrare tė vendeve tė treta tė caktuara, me tė cilat BE-ja zhvillon marrėdhėnie tė ngushta politiko-tregtare, por edhe tė vendeve nė zhvillim, i liron nga dogana respektivisht jep favorizime doganore. Trajtimi tarifor favorizues varet nga plotėsimi i kushteve pėrkatėse pėr favorizim, tė cilat janė tė caktuara nė marrėveshjet pėrkatėse respektivisht caktohen nė mėnyrė unilaterale nga BE-ja. Sipas rregullave tė preferencės duhet tė pėrfitojnė nga pezullimi respektivisht reduktimi doganor vetėm ato mallra qė e kanė origjinėn nė njė vend tė cilit BE-ja i jep preferencat. Origjina e mallit preferencial duhet tė vėrtetohet gjatė importit me anė tė vėrtetimeve tė pėrshtatshme si ēertifikata pėr qarkullimin e mallrave EUR.1 ose me anė tė njė tė ashtuquajturi "Form A". Doganat antidumping, tarifat kompensuese dhe doganat proteksioniste mund ta vėshtirėsojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme ose bile ta pengojnė hyrjen nė treg tė mallrave tė improtuara. Kėto detyrime importi caktohen pėr tė mbrojtur industrinė evropiane nga konkurrenca e padėshiruar ose e padrejtė. Nė kuadėr tė njė procedure kontrolluese tė kryer nga Komisioni evropian konstatohet qė mallrat e huaja janė tė dumpuara, subvencionuara ose importuara nė BE nė sasira tė tilla, qė prodhuesve tė prekur evropian u ėshtė shkaktuar njė dėm serioz respektivisht i rėndė. Pėrveē kėsaj caktimi i doganave antidumping, tarifave kompensuese dhe doganave proteksioniste duhet tė jetė nė interes tė BE-sė. Pas pėrfundimit tė procedurės mund tė caktohen dogana shtesė me efekt prohibitiv. Me importimin e naftės, alkoolit, duhanit, birrės dhe kafes njėkohėsisht me tarifat doganore kėrkohet edhe pagimi i akcizės. Pėrveē kėsaj gjatė importit tė mallrave pėr nė Gjermani bėhet e kėrkueshme edhe taksa gjermane importi mbi vlerėn e shtuar. Norma tatimore aktualisht ėshtė 16 %. Njė normė e reduktuar tatimore prej 7 % vlen p.sh. pėr ushqime dhe libra. Sipas rregullave mbi vlerėn doganore taksa importi mbi vlerėn e shtuar llogaritet nė bazė tė vlerės sė sendeve tė importuara. Nė bazėn tatimore krahas detyrimeve tė importit bėjnė pjesė edhe shpenzimet e transportit deri nė destinacionin e parė brenda BE-sė. Informacione tė mėtejshme mund tė merren tek Ministria Federale e Financave (www.bundesfinanziministerium.de) dhe tek Enti Federal pėr Financat (www.bff-online.de).
|