Pėrjashtim perqjegesie

 

Bankat dhe financimi

Sistemi bankar nė Gjermani ėshtė njė sistem bankash universale. Nė njė sistem tė tillė tė gjitha institutet e kredititimit parimisht kanė mundėsi tė kryejnė tė gjitha llojet e veprimtarive bankare, pra edhe shėrbime nė fushėn e letrave me vlerė edhe nė fushėn e kreditimit. Ndarja e instituteve tė kreditimit sipas gamės sė shėrbimeve bankare tė ofruara nga to nė banka universale dhe banka tė specializuara ėshtė njė formė e zakonshme e sistemimit tė sistemit bankar gjerman. Bankat universale gjermane mund tė nėnndahen nė tri grupe:

 

  • 250 banka tregtare private, nė tė cilat bėjnė pjesė pesė bankat e mėdha, bankat rajonale dhe bankat e tjera kredituese si dhe filialet e bankave tė huaja,
  • rreth 500 arka kursimi dhe bankat e landeve, tė dyja nė formėn juridike tė institucioneve tė sė drejtės publike,
  • mbi 2200 banka "popullore" dhe banka "Raiffeisen", qė janė organizuar nė formė kooperative, dhe bankat e tyre qendrore.


Edhe pse midis bankave private, instituteve tė kreditimit nė formė kooperative dhe arkave tė kursimit si institucione tė sė drejtės publike ekzistojnė dallime tendenciale nė orientimin e veprimtarisė sė tyre kryesore, nuk ka njė ndarje tė pėrgjithshme tė detyrave. Edhe duke patur parasysh caktimin e ēmimeve pėr shėrbimet bankare tė ofruara nuk mund tė dallohet njė diferencė sistematike midis tri grupeve tė instituteve.

Krahas bankave universale nė Gjermani ka banka tė shumta tė specializuara, tė cilat veprojnė vetėm nė fusha tė veēanta si pėr shembull:

  • banka hipotekash dhe institute tė tjera pėr kredi hipotekare, tė cilat janė specializuar nė dhėnien e kredive, sidomos tė atyre afatgjata pėr ndėrtimin ose blerjen e pasurive tė patundshme,
  • institute me detyra tė veēanta si p.sh. banka e sė drejtės publike "KfW", e cila pėrveē tė tjerave vė nė dispozicion kredi me interesa tė favorshme pėr themeluesit e sipėrmarrjeve. Por kėto kredi pėrkrahėse sipas rregullit mund tė merren vetėm nėpėrmjet njė banke tjetėr, kėshtu qė pėr kėtė rekomandohet tė kontaktohet sė pari me njė bankė tjetėr.
  • bankat e kursimit pėr kreditimin e ndėrtimeve, tė cilat grumbullojnė kontribute kursimi tė atyre qė duan tė ndėrtojnė, dhe nga ky fond u japin kredi ndėrtimi kursyesve tė tjerė tė mėparshėm.


Bankat tregtare parimisht i kryejnė tė gjitha veprimtaritė bankare, edhe nė tregun ndėrkombėtar. Ato kanė filiale dhe nė shumė raste kanė pėrfaqėsitė e tyre edhe jashtė shtetit nė formė tė filialeve tė veta ose nėpėrmjet pjesėmarrjes nė shoqėri tė tjera. Nė fushėn e kredive mbizotėron biznesi afatshkurtėr. Gati tė gjitha bankat tregtare marrin pjesė me kapitalin e tyre nė ndėrmarrje tė tjera ekonomike. Pėr sigurimin e depozitave tė klientėve tė tyre ekziston njė fond pėr garantimin e depozitave.

Bankat e mėdha kanė formėn juridike tė shoqėrive aksionare. Ato mbajnė rrjete filialesh, tė cilat shtrihen mbi tė gjithė territorin e Gjermanisė. Ato pėrmes shoqėrive filiale (banka private hipotekash, shoqėri leasing-u) veprojnė edhe nė biznesin e kredive afatgjata dhe tė rifinancimit afatgjatė dhe janė tė lidhura nėpėrmjet kontratave tė kooperimit tregtar me institutet kryesore evropiane tė kreditimit.

Arkat e kursimit nė shumicėn e rasteve janė institute tė sė drejtės publike. Ato janė persona juridikė. Mbajtėsit e tyre janė pėrveē tė tjerave komunat dhe rrethet. Arkat e kursimit nuk zotėrojnė njė kapital themeltar, por njė fond rezervė garancie tė krijuar nga tepricat. Qė nga data 19 korrik 2005 mbajtėsi i arkės sė kursimit nuk ėshtė mė i detyruar pėr t'i dhėnė asaj mjete nė dispozicion, dhe nga ana tjetėr edhe arka e kursimit nuk ka mė njė tė drejtė pėr tė kėrkuar kėtė nga mbajtėsit e saj.

Kooperativat e kreditimit janė "banka pėr kėdo", por qė kanė njė detyrim tė veēantė ndaj klientėve, tė cilėt si anėtarė tė kooperativės sigurojnė kapitalet e veta tė bankės. Nė kuadėr tė organizatės sė bashkimit tė kooperativave kooperativat e kreditimit ofrojnė tė gjitha shėrbimet bankare dhe gjithashtu shėrbime plotėsuese si investime financiare dhe transaksione financimi. Ato kujdesen pėr ndėrmarrjet e mesme dhe tė vogla, pėr bujqėsinė, ndėrmarrjet tregtare, zejtarinė, ushtruesit e profesioneve tė lira dhe pėr njerėz qė janė nė marrėdhėnie pune.

Institutet e kreditimit kanė njė pozitė qėndrore nė sistemin e qarkullimit ekonomik. Ato sigurojnė likuiditetin e subjekteve ekonomike, janė mbledhėsit e kursimeve, dhėnėsit e kredive ekonomisė dhe mbajtėsit e qarkullimit tė brendshėm dhe ndėrkombėtar tė parave dhe tė kapitaleve. Prandaj ato i nėnshtrohen mbikėqyrjes shtetėrore. Me Entin Federal pėr Mbikėqyrjen e Shėrbimeve Financiare ("BAFin") ekziston nė Gjermani njė institucion shtetėror mbikėqyrės mbi institutet e kreditimit, institutet e shėrbimeve financiare dhe ndėrmarrjet e sigurimeve, i cili pėrfshin komplet tregun financiar nė tė gjithė sektorėt.

Informacione mbi fushėn e bankave mund tė merren nėn:

 

Pamja siē shtypet

Dua tė rekomandoj kėtė artikull