|
|
Tatimi mbi vlerėn e shtuar dhe akcizatTatimit gjerman mbi vlerėn e shtuar i nėnshtrohen vetėm furnizimet e mallrave dhe e shėrbimeve tė kryera kundrejt pagesės nė Gjermani. Vendbanimi i sipėrmarrėsit respektivisht selia e ndėrmarrjes qė kryen transaksionin, nuk luan rol. Parimisht tė gjithė sipėrmarrėsit rezidentė dhe jorezidentė janė tė tatueshėm me furnizimet e tyre tė kryera nė Gjermani. Sipas parimit debitori i tatimit ėshtė sipėrmarrėsi. Tatimit mbi vlerėn e shtuar i nėnshtrohen furnizimet e mallrave dhe shėrbimeve, importi (TVSh importi) dhe blerjet brenda BE-sė. Sipėrmarrėsi duhet ta llogarisė vetė tatimin dhe shumėn e tatimit duhet t'ia paguajė zyrės sė financave.
Tatohet vetėm "vlera e shtuar" e krijuar. Parimisht pėrjashtohet akumulimi i tatimit, pra vjelja e tatimit tė tatimit. Kjo arrihet me anė tė njė sistemi tė tatimit me kreditimin e TVSh-sė sė paguar: Sipėrmarrėsi ka tė drejtė tė zbresė nga TVSH-ja tė cilėn ai ėshtė i detyruar t'ia paguajė zyrės sė financave, shumėn e TVSh-sė, e cila i ėshtė faturuar atij nga sipėrmarrėsit e tjerė pėr furnizimet e tyre tė tatueshme. Nė faturė shuma e TVSh-sė duhet tė jetė e ndarė dhe e identifikuar si njė pagesė e TVSh-sė. E zbritshme ėshtė po ashtu TVSh-ja e paguar pėr furnizimin brenda BE-sė (tatimi i blerjes) si dhe TVSh-ja e importit, tė cilėn sipėrmarrėsi ia ka paguar zyrės sė doganės pėr importin e mallrave nga vendet qė nuk janė anėtare nė BE.
Ligji pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar pėrmban njė katalog me njė varg furnizimesh, tė cilat janė tė pėrjashtuara nga tatimi mbi vlerėn e shtuar. Tek njėri grup prej tyre ngelet e drejta pėr zbritjen e TVSh-sė sė paguar. Kėtu bėjnė pjesė sidomos furnizimet e eksportit jashtė BE-sė dhe furnizimet e mallrave brenda BE-sė. Tek grupi tjetėr i pėrjashtuar nga tatimi nuk mund tė bėhet zbritja e TVSh-sė sė paguar. Kėtu bėjnė pjesė sidomos dhėnia e kredive dhe dhėnia me qira e patundshmėrive. Sipėrmarrės tė cilėt kryejnė furnizime tė pėrjashtuara nga tatimi, nuk mund tė zbresin TVSh-nė e paguar, qė u ėshtė faturuar nga tė tjerėt. Njė pėrjashtim nga ky rregull vlen pėr furnizime mallrash brenda BE-sė dhe pėr eksporte nė vendet qė nuk janė anėtare nė BE. Me anė tė pėrjashtimit nga tatimi tė furnizimeve tė mallrave brenda BE-sė dhe eksporteve jashtė BE-sė dhe duke dhėnė tė drejtėn e zbritjes sė TVSh-sė sė paguar arrihet qė mallrat e eksportit tė kalojnė kufirin pa u ngarkuar me tatimin mbi vlerėn e shtuar. Pėrjashtimi i tatimit dhe dhėnia e sė drejtės sė zbritjes sė TVSh-sė sė paguar vlen edhe pėr disa furnizime tė shėrbimeve, tė cilat kanė lidhje me sende tė importit, eksportit ose tranzitit. |