Pėrjashtim perqjegesie

 

Kushtet e kuadrit sipas tė drejtės sė punės

 

Rregullorja e ndėrmarrjes dhe vendimmarrja e pėrbashkėt

Krahas bashkimit vullnetar nė koalicione, tė cilat me anė tė marrėveshjes kolektive ndikojnė mbi rregullimin e kushteve tė punės dhe ato ekonomike, legjislacioni ka marrė parasysh bashkimin faktikisht ekzistues tė punėmarrėsve nė kolektivin e ndėrmarrjes sė veēantė dhe ka krijuar njė rregullore tė ndėrmarrjes pėr tė realizuar idenė e vendimmarrjes sė pėrbashkėt.

Pėrfaqėsuesi i kolektivit brenda secilės ndėrmarrje ėshtė kėshilli i ndėrmarrjes. Ai zgjidhet nga punėmarrėsit e ndėrmarrjes. Nėse ndėrmarrja pėrbėhet nga disa ndėrmarrje, atėherė duhet tė formohet njė kėshill i pėrbashkėt i ndėrmarrjes. Pėr njė koncern mund tė ngrihet njė kėshill ndėrmarrjeje nė shkallėn e koncernit. Kolektivi mund tė mblidhet nė mbledhjet e ndėrmarrjes dhe mund tė marrė vendime atje, mirėpo ato pėr kėshillin e ndėrmarrjes nuk kanė efekt direkt dhe tė detyrueshėm, por vetėm kuptimin e njė sugjerimi.

Pėr punėdhėnėsit dhe kėshillin e ndėrmarrjes vlen kėrkesa e bashkėpunimit me plot besim. Masat e luftės sė punės janė tė palejueshme midis tyre. Kėshilli i ndėrmarrjes si pėrfaqėsues i kolektivit mund tė lidhė njė marrėveshje me punėdhėnėsin pėr rregullimin e kushteve tė punės nė shkallėn e ndėrmarrjes, marrėveshjen nė ndėrmarrje. Ai ka tė drejtat e bashkėveprimit dhe tė vendimmarrjes sė pėrbashkėt nė ēėshtje sociale, personale dhe ekonomike. Tė drejtat e pjesėmarrjes janė tė shkallėzuara nė intensitetin e tyre: ato shkojnė nga tė drejtat e dėgjimit dhe tė kėshillimit (tė drejtat e bashkėveprimit) deri nė tė drejtat e vendimmarrjes sė pėrbashkėt, tė cilat pjesėrisht japin vetėm njė tė drejtė miratimi ose mosmiratimi, pjesėrisht edhe tė drejtėn e iniciativės, mirėpo nė ēdo rast tė drejtėn e vendimmarrjes sė pėrbashkėt, kėshtu qė nė rast mospajtimi do tė vendosė nė mėnyrė tė detyrueshme ose Zyra e Pajtimit ose Gjykata e Punės.

Krahas rregullores sė ndėrmarrjes qėndron edhe vendimmarrja e pėrbashkėt brenda rendit tė ndėrmarrjes, e cila realizohet me anė tė pėrfshirjes sė pėrfaqėsuesve tė punėmarrėsve nė organe tė ndėrmarrjes.

Kėshilli mbikėqyrės i njė shoqėrie me kapital tė pėrbashkėt ose njė kooperative, i cili ka pėr detyrė zgjedhjen dhe kontrollin e drejtorisė sė ndėrmarrjes, duhet tė pėrbėhet gjysma nga pėrfaqėsuesit e pjesėmarrėsve [aksionarė] dhe gjysma nga pėrfaqėsuesit e punėmarrėsve. Nėse nuk arrihet numri i nevojshėm i punonjėsve pėr kėtė, atėherė vlen Ligji mbi pjesėmarrjen e njė tė tretės tė dt. 18.5.2004. Njė e tretė e kėshillit tė ndėrmarrjes duhet tė pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e punėmarrėsve; ai ka kompetencėn e zgjedhjes sė drejtorisė sė ndėrmarrjes vetėm nė atė rast, nėse kjo parashikohet nga e drejta pėrkatėse pėr shoqėritė, atėherė jo nė rast tė Shpk-sė.

<< 1 2

 

Pamja siē shtypet

Dua tė rekomandoj kėtė artikull