Pėrjashtim perqjegesie

» Sigurimi social

 

Sigurimi i papunėsisė

Anėtarėsia nė sigurimin ligjor tė papunėsisė ėshtė e detyrueshme pėr tė gjithė punėmarrėsit dhe nxėnėsit profesionalė. Tė pėrjashtuar janė nėpunės zyrtarė [shteti], gjykatės, ushtarakė profesionistė ose nėpunės tė korporatave tė sė drejtės publike. Tė liruar nga sigurimi janė personat, tė cilėt kanė mbushur moshėn 65 vjeē ose marrin njė pension pėr shkak tė uljes sė aftėsisė sė punės.

 

Kuota arrin nė 6,5 % tė tė ardhurave bruto (2006), d.m.th. punėdhėnėsi dhe punėmarrėsi paguajnė njė kontribut prej nga 3,25 % (pėrjashtim: kontribute paushale nė rast tė “Minijob-it”). Mirėpo tė ardhurat bruto merren parasysh vetėm deri nė 63.000 euro/vit respektivisht 5.250 euro/muaj (nė perėndim) ose der nė 52.800 euro/vit respektivisht 4.400 euro/muaj (nė lindje) (2006) (kufiri i llogaritjes sė kontributit nė sigurimin e pensionit).

Njė e drejtė pėr asistencė papunėsie ka cilido qė ėshtė i regjistruar si i papunė, gjatė tre viteve tė fundit ka qenė i punėsuar tė paktėn dymbėdhjetė muaj me detyrim sigurimi dhe nuk e ka mbushur ende moshėn 65 vjeē (asistencė papunėsie I). Shuma e asistencės sė papunėsė arrin nė 60 % tė tė ardhurave tė mėparshme mesatare neto, nė rast tė tė papunėve me fėmijė 67 %. Kohėzgjatja e marrjes varet aktualisht nga mosha dhe nga kohėzgjatja e pandėrprerė e punėsimit me detyrim sigurimi. Qė nga 1 shkurti i vitit 2006 kohėzgjatja reduktohet parimisht nė njė vit. Kush nuk ka mė tė drejtė pėr asistencė papunėsie I, por ėshtė i/e aftė pėr punė, ka tė drejtė pėr asistencė papunėsie II. Ky ėshtė njė pėrfitim nga sigurimet shoqėrore jashtė sigurimit tė papunėsisė. Shuma e tė drejtės nuk rregullohet sipas tė ardhurave tė mėparshme, por sipas nevojės sė personit nė fjalė.

Informacione tė mėtejshme pėr kėtė dhe pėr mundėsitė e nxitjes dhe tė arsimimit tė mėtejshėm mund tė kėrkohen tek agjencitė e punės nė vend (www.arbeitsagentur.de), tek Ministria Federale pėr Ekonomi dhe Punė (www.bmwa.bund.de) dhe tek Ministria Federale pėr Shėndetėsi dhe Sigurim Social (www.bmgs.bund.de).

 

Pamja siē shtypet

Dua tė rekomandoj kėtė artikull